Wednesday, 4. March 2026
Sport

Mbërrin momenti final, ja kur do shitet United

GS 12/06/2023 1 Min. Lesezeit

Java e ardhshme është kritike për Manchester United.

Çështja e shitblerjes së “djajve të kuq” hyn në momentet finale, pasi familja Glazers do të vendosë brenda javës për të ardhmen e skuadrës.

Konkurentët që duan të blejnë United janë katarianët dhe Jim Ratcliffe. Ky i fundit dukej se kishte një epërsi të madhe, por propozimi i fundit i Sheikut Yassim duket se ka ndryshuar faktet, duke e kthyer shitblerjen e skuadrës në një “thriller”.

Sipas raporteve nga Anglia, propozimi i Katarit tejkalon pesë miliardë euro për blerjen e plotë të klubit dhe madje përfshin shlyerjen e plotë të borxhit së bashku me një angazhim për të rindërtuar Old Trafford. /G.D abcnews.al/

Teilen: