Euro 2024 po i vjen fundit me katër skuadra që janë në garë për trofeun dhe me vetëm tre ndeshje që do të luhen për të përcaktuar fituesin. Dy gjysmëfinalet pritet të jenë sfida shumë të luftuara, me shanse thuajse të barabarta të ekipeve për të vazhduar në ndeshjen për trofeun.
Superkompjuteri i gjigandëve të statistikave të OPTA
Por “gjelat” kanë një diferencë shumë të vogël në krahasim me favoriten e dytë, që është edhe kundërshtarja e tyre e radhës, Spanja, e cila ka 30,30% të mundësive për të fituar turneun.
Ky çift qartësisht parashikohet të prodhojë fituesin e EURO 2024, pasi Anglia është e treta me 22,98% të mundësive dhe Holanda është e fundit me 16,23%.
PANORAMASPORT.AL