Ethet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte, me nëntë duele tejet interesante.
Vëmendja e mbrëmjes do të përqendrohet në dy qytete të mëdha, Paris dhe Liverpool, ku do të zhvillohen ndeshjet më të forta të xhiros.
Skuadra kampione aktuale e Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, do të jetë nikoqire e kampionit gjerman, Bayern Munchen.
Takimi pritet të jetë tejet interesant dhe i fortë, pasi të dy skuadrat kanë nga tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë fazë të garës.
Edhe përballja në Anfield është një duel titanësh, ku Liverpooli do t’i bëjë konak skuadrës së Real Madridit.
“The Reds” aktualisht nuk po kalojnë një formë të mirë, pasi së fundmi janë eliminuar edhe nga Carabao Cup.
Në anën tjetër, skuadra e Real Madridit po kalon një formë të shkëlqyer dhe kryeson grupin me 9 pikë, ndërsa Liverpooli ka 6 sosh.
Ndërkohë, duelet tjera që zhvillohen nga ora 21:00 janë:
Atletico Madrid – Union Saint-Gilloise, Bodo/Glimt – Monaco, Juventus – Sporting, Olympiacos – PSV, dhe Tottenham – Kopenhaga.
Nga ora 18:45 kanë filluar edhe takimet Napoli – Frankfurt dhe Slavia Praga – Arsenal, duele që mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në kanalet e platformës Telkos.


