• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mbretërit” dorëzojnë “kurorën” në Etihad – Manchester City në finale të Ligës së Kampionëve

17/05/2023
in Moto GP
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester City është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.

  

“Qytetarët” kanë shënuar fitore të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në Etihad Stadium dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 kanë siguaruar biletën për finale, shkruan lajmi.net.

Bernardo Silva hapi serinë e golave në minutën e 23-të pas asistimit nga Kevin de Bruyne.

Silva doli sërish në skenë në minutën e 37-të kur shënoi me kokë për golin e dytë në të mirë të vendasve.

“Mbretërit” e nisën pjesën e dytë duke dominuar, duke mbajtur gjallë shpresat për një rikthim të madh. Megjithatë, kjo zgjati deri në minutën e 76-të.

Mbrojtësi Militao realizoi autogol 14 minuta para fundit të përballjes duke i bërë goditjen e tretë ekipin madrilen.

Në minutën e parë shtesë, Alvarez vendosi epilogun final të takimit me golin e katërt.

Manchester City do të ballafaqohet me Interin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor./Lajmi.net/

  


Next Post

Anglezët shndërrohen në makth për Realin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.