Ecuria fantastike e Bajern Mynihut në Bundesligë ngriti themele të forta se faza ofensive e bavarezëve me në krye Herri Kejnin dhe Leroi Sanenë nuk do të njihnin rivalë në spektrin e golave.
21 gola regjistron Kejn me bavarezët në kampionat, shto 8 të Sanesë, konvertohen si dyshja më “vrastare” në Europë, por Kristiano Ronaldo me Al-Nasrin në ligën arabe po mrekullojnë këdo. Përgjatë 18 javëve në “Saudi Professional League”, CR7 dhe Taliska kanë konkretizuar në total 30 gola, 1 me tepër se anësori gjerman dhe bomberi anglez i Bajernit.
Vlen të ceket se kampionati në Arabi ka në program edhe një tjetër ndeshje, çka u jep mundësi pykave të Al-Nasrit të thellojnë më tej diferencën. Vendin e tretë çuditërisht e mban një tjetër dyshe nga Bundesliga, kësaj radhe stafeta i takon Shtutgartit. Guirasi-Undav grumbullojnë 26 finalizime, duke spostuar në vendin e 4-t Mitroviç-Malkom, Al-Hilal.
“Top-5” e mbyll Fejnordi me autorë Gimenez-Timber. Godit fakti se Haland-Alvarez, Martinez-Turam apo Bellingam-Rodrigo nuk bëjnë pjesë në listë, e cila i lë në “hije” momentalisht.
PANORAMASPORT.AL