• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mbretërit” rrëzohen në Madrid, Arsenali eliminon Realin nga Liga e Kampionëve

16/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi nuk arriti ta përmbys Arsenalin dhe epërsinë e lartë të londinezëve nga ndeshja e parë, duke u eliminuar në çerekfinale të garës evropiane.

“Gunners” shkuan në gjysmëfinale të Championsit, pasi edhe në ndeshjen e kthimit në Bernabeu triumfuan me rezultat 1:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 1:5, mënjanuan kampionin evropian, duke shkaktuar njërën nga befasitë më të mëdha të kësaj faze.

Në Madrid dhe në prani të mbi 80 mijë shikuesve, Arsenali shpërdoroj një penallti në pjesën e parë me Bukayo Sakan që gaboi nga 11-metërshi. Penallti fituan edhe vendësit, por që VAR-i e shfuqizoj atë duke mos e gjykuar ndërhyrje në zonë, mbajtjen me duar të Declan Rice ndaj Kylian Mbappes.

Në pjesën e dytë, brenda dy minutave ekipet realizuan nga një gol. Saka shënoj për Arsenalin në minutën 65, një gol të bukur duke e paraboluar portierin Courtois, ndërsa u kundërpërgjigj Vini Jr. duke përfituar nga një gabim i Salibas pranë portës.

Goli i Martinellit në kohën shtesë vetëm konfirmoj Arsenalin në gjysmëfinale, atje ku ekipi i Mikel Artetës do të luaj kundër Paris St. Germainit.

Next Post

Interi eliminon Bayernin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.