• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mbreti” Antetokumpo

01/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fillimi tepër I vështirë tashmë po nis të harrohet.

Miluoki Baks është sërish ajo skuadër që tre sezone më parë u shpall kampione e NBA-së, ndërsa sukseset kanë gjithmonë një emërues të përbashkët.

Ky është kapiteni Janis Adetokumbo, ndërsa ylli greko-afrikan shkëlqeu fort në fitoren 124-114 në shtëpi ndaj Uashingtonit.

Adetokumboi arriti tripëll dabëll, diçka që po e bën gjithnjë e më shpejt, ndonëse nuk shquhet për organizim loje, por më shumë si qendër dhe lojtar shpërthyes që realizon kosha dhe dominon tabelat.

Ai pati 42 pikë, 12 topa në tabela dhe 11 asistë, ndonëse u ndihmua edhe nga disa prej shokëve të ekipit.

Damien Lilard realizoi 25 pikë dhe shërbeu 10 asistë, Bruk Lopez shtoi 18 pikë, Grin 13 dhe Prins 11.

Adetokumbo është shënuesi më I mirë këtë sezon në basketbollin amerikan me mesataren 32.9 pikë për ndeshje, dhe po ashtu po shkëlqen në tabela.

Ylli I Greqisë po lufton me kapitenin Denverit, Nikola Jokiç për çmimin e Lojtarit më të Vlefshëm të sezonit, ndërsa Miluoki ka tashmë bilanc pozitiv, me 10 fitore e 9 humbje, duke qenë në vend të gjashtë në Konferencën Lindore të  NBA. 

Next Post

LIVE FIORENTINA-INTER/ Duel direkt mes skuadrave që ndajnë vendin e dytë, nis supersfida e javës në Serinë A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.