Monday, 2. March 2026
Sport

Mbreti Harry Kane, bomberi 32-vjeçar “fluturon” drejt “Këpucës së Artë” dhe tremb Gjimshitin

GS 02/03/2026 2 Min. Lesezeit

Shpesh e harrojmë, të humbur pas fuqisë së Haaland apo Mbappé. Harry Kane vazhdon të dominojë futbollin europian, duke lumturuar tifozët e Bajernit dhe trajnerin Tuchel, gjermanin që drejton Anglinë. Kane realizoi dopietën e radhës në përballjen direkte me Borussia Dortmund, ku fitorja e bavarezëve thuajse e ka mbyllur Bundesligën.

Në total me Bajernin anglezi ka shënuar 45 gola nga nisja e sezonit. Një sinjal i qartë për Atalantën dhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, kundërshtarët e bavarezëve në Champions. Trajneri Palladino duhet të gjejë një zgjidhje, duke mos e lënë Kane në klasiken një kundër një. Aq më tepër që afër tij janë lojtarë si, Olise, Musiala apo Luis Diaz.

Sulmuesi anglez udhëheq klasifikimin e “Këpucës së Artë”, një arritje që nuk ndryshon shumë, por që mund të thotë shumë. Kane ka lënë prapa Mbappé, Haaland e të tjerë. Ai është 32 vjeç dhe po bën mjaft mirë punën e tij.

Pavarësisht arritjeve individuale, lojtari ka vetëm dy trofe skuadre: titullin kampion dhe Superkupën e Gjermanisë, të dy të fituar në 2025-ën. E padrejtë, por futbolli është një sport kolektiv.

Teilen: