Mbrojtësi i Uest Hem, Aron Kresuell është në telashe për një shtëpi të re që donte të ndërtonte. Ai ka paguar 1.1 milionë paund për të blerë një pronë që ishte e pabanueshme dhe ka aplikuar për të marrë një leje që i mundëson shembjen dhe rindërtimin e vilës luksoze që shkon në vlerën e 4 milionë paundëve.
Leja është dhënë dhe mbrojtësi po bëhej gati të niste punimet deri në momentin kur pranë shtëpisë janë shfaqur ketrat. Ketri i kuq është një kafshë shumë e rrallë në Angli dhe gjendet më së shumti në pjesën e Anglisë veriore, teksa një strofkë me këto lloj ketrash ishte shumë pranë shtëpisë së tij.
Aplikimi për shtëpinë e re u bë që në shkurtin e vitit të shkuar dhe punimet nisën por kur kamerat e sigurisë kapën ketrat, autoritetet vendosën që të bllokojnë punimet përkohësisht. Këto ketra janë të mbrojtur me ligj në bazë të aktit për kafshët e egra dhe fshatrat dhe nuk lejohet që të shqetësohen me zhurma të ndryshme.
Kështu, ketrat do të lihen të qetë deri sa të kalojë koha e shumimit duke qenë se zhurmat e shkaktuara mund të çojnë deri në dështim të shumimit. Pasi ketrat të shumohen, punëtorët mund të rinisin ndërtimin e shtëpisë.
PANORAMASPORT.AL