• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbrojtësi i Barcelonës gati

13/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën e kaluar, më 6 tetor, mbrojtësi i kombëtares së Uruguait dhe Barcelonës, Ronald Arauho ka festuar një përvjetor të veçantë. Ai ka festuar 5-vjetorin e debutimit me fanellën blaugrana.

Ndonëse do të kishte dashur ta festonte në fushë me shokët e ekipit, edhe i dëmtuar, jashtë fushave, Arauho ka dhënë një intervistë për “Barça One”, ku ka rishikuar karrierën e tij në klubin blaugrana.

Natyrisht që ai ka folur dhe për dëmtimin e tij dhe kthimin në fushë, teksa i mungon skuadrës që nga 7 korriku ku u dëmtua me Uruguain në Kupën e Amerikës.

PESË VJET TE BARÇA – “Pengu i vetëm që kam është se do të kisha sashur të shënoja më shumë gola! Jam i lumtur, mendoj se kanë qenë pesë vite shumë të bukura. E vërteta është se është një ëndërr të jem në këtë klub dhe kam qenë këtu për pesë vjet. Shpresoj që të vijnë edhe shumë të tjera”.

RIAFTËSIMI – “Unë jam duke përparuar mirë me rikuperimin dhe kjo më bën të lumtur. Nuk ka qenë e lehtë, por kam mësuar shumë, fizikisht dhe mendërisht. Rikuperimi po shkon mirë. Jam shumë i lumtur, klubi është i befasuar se si po ia dal kaq shpejt. Por unë premtoj se do të kthehem si një dem”.

KAPITEN – “Për mua, të qenurit kapiten i Barçës është një burim krenarie. Ndihem i privilegjuar për këtë. E di përgjegjësinë që sjell, por ndihem shumë i përgatitur për të”.

Next Post

VIDEO/ Xhokoviç duhet të presë për trofeun e 100-të, Siner i jep leksion në Kinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.