Nikola Milenkoviç, mbrojtësi i Fiorentinës ka cilësuar Lautaro Martinezin, si sulmuesin më të vështirë me të cilin është përballur.
“Më i vështiri? Lautaro, sepse ai mund të shënojë nga çdo pozicion. I ka këmbët shpërthyese sikur të kishin dinamit ndër to. Lautaro është i fortë, i shkathët, sheh golin dhe mund të shënojë me çdo gjuajtje… Ka lojtarë që i dini lëvizjet dhe e dini se çfarë mund të bëjnë në momente të caktuara. Ai nuk është i tillë dhe kjo është ajo që e bën atë një lojtar të nivelit më të lartë”, tha serbi.
PANORAMASPORT.AL