• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbrojtësi i Holandës, Dumfris: Jam fajtor, por besoja te një gol

11/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I zhgënjyer për elimin imin, por me krenarinë e një populli që nuk rreshti kurrë së kënduari për shumë minuta. Denzel Dumfris ka folur pas gjysmëfinales duke treguar atë që ndodhi në fushën e lojës. Mbrojtësi i Interit në fakt nuk është ndalur te penalltia dhe rasti i diskutueshëm me Herri Kejnin.

Denzel-Dumfries-booked-Netherlands

Ai thotë se në pjesën e parë skuadra vuajti shumë sepse Anglia nisi që të dominonte lojën mes linjave dhe përhapi shumë panik tek Holanda. “Është mëkat i madh të eliminohesh në këtë mënyrë sepse në fakt ne po bëheshim gjithmonë e më të fortë dhe po fitonim terren e besim në fundin e ndeshjes. Është e trishtë që pësuam gol atëherë kur nuk duhej dhe kur po mendonim se do ta çonim ndeshjen në kohën shtesë. Por i tillë është futbolli. Ndeshja? Anglia luajti më mirë në pjesën e parë dhe kjo ishte e dukshme. Ne e kishim të vështirë që të dilnim në lojën tonë në fillim, por pastaj sigurisht që fituam besim dhe po dinim se si t’i bënim keq rivalit”, ka thënë Dumfris.

PENALLTIA- Mbrojtësi holandez ka dalë përpara mediave edhe për të marrë përgjegjësinë dhe të gabimit të penalltisë. “Gabova. Doja që të shkoja te topi, por godita kundërshtarin. Ka një kontakt aty. Dua të marr të gjithë përgjegjësinë për këtë episod që ishte vendimtar në ndeshje. Sigurisht që nuk bëra ndërhyrje të qëllimshme, por i tillë është futbolli. Nëse ndeshja do të shkonte me penallti kam besim që edhe mund ta kishim fituar”, sqaroi ai.

TIFOZËT- Mbrojtësi i Interit që bëri praktikisht gjithçka në këtë ndeshje, penallti, shpëtoi një gol të sigurt dhe goditi shtyllën foli me fjalët më pozitive për tifozërinë e mrekullueshme të Holandës. Në Dortmund ishin mbi 100 mijë tifozë që kishin mbushur sheshet dhe u futën në stadium. “Ishte fantastike që të shihja mbështetjen e tifozëve. Ne bëmë gjithçka që mundëm. Gjatë këtij turneu pata ndjenjën që jemi bërë një me tifozët. Kjo është diçka shumë e bukur dhe do të na shërbejë si motiv për të ardhmen. Duhet të vazhdojmë kështu”, përfundoi Dumfris.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Elbasani zyrtarizon trajnerin e ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.