Miki Van De Ven nuk do të jetë titullar sepse mbrojtja e Holandës është “e blinduar”, por ka një karakteristikë interesante si një nga lojtarët që ka arritur shpejtësinë më të madhe gjatë një ndeshjeje.
Në fakt nuk bëhet fjalë në një sfidë të kombëtares, por në një tjetër ndeshje duke arritur shpejtësinë 37.38 kilometra në orë. Van De Ven ka qenë në konferencën për shtyp dhe e kanë pyetur për këtë fakt, ndërsa ai është përgjigjur se gazetarët mund të shohin statistikat… “Unë apo Saka? Mjafton të shihni atë që kemi bërë në të shkuarën.
Por kjo nuk është një temë që ia vlen për t’u diskutuar. Do të luajnë dy ekipet dhe jo individët. Shpresoj që skuadra të bëjë maksimumin dhe të sigurojmë kualifikimin për në finale”, ka thënë mbrojtësi holandez Van de Ven.
PANORAMASPORT.AL