• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbrojtësi i Interit e pranon: Jemi të lodhur, por nuk është koha për alibi! Të reagojmë kundër Barcelonës

28/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Karlos Augusto e pranon që Interi ka një lodhje në këtë pikë të sezonit dhe nuk është aty ku duhet.

augusto

Mbrojtësi brazilian ka thënë se duhet që të reagojnë shumë shpejt në Barcelonë.

“Është normale që lodhja, si fizike, ashtu edhe mentale, po na penalizon. Por nuk dua që të gjej alibi. Roma është një skuadër e mirë dhe shënoi shumë shpejt. Pastaj ishte e vështirë për ta përmbysur. Nuk ia dolëm dhe ndonjëherë fati nuk është me ne. Nuk i konkretizuam ashtu siç duhet rastet që kishim. Duhet të korrigjojmë gabimet që kemi bërë dhe të reagojmë kundër Barcelonës. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Ne jemi një skuadër me eksperiencë dhe kemi kualitetin që ta përmbysim ose ta barazojmë një ndeshje. Por Roma u tregua më cinike dhe u mbrojt mirë. Është normale që, kur je i lodhur, të gabosh shumë. Ne dhamë gjithçka në fushën e lojës, por nuk ia dolëm dot. Ata krijuan një rast të rrezikshëm dhe na ndëshkuan. Por nuk më pëlqen që të flas për alibi. Duhet të korrigjojmë gabimet. Do të luajmë gjysmëfinalen e Champions-it dhe të japim gjithçka për të fituar. Është një mundësi e artë për ne”, ka thënë Karlos Augusto.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.