Rikardo Kalafiori, mbrojtësi i Arsenalit, është lojtari i zgjedhur nga kombëtarja për të mbështetur trajnerin Spalletti në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Gjermanisë, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kombeve.Si ndiheni në të majtë të mbrojtjes me tre lojtarë dhe çfarë do të nevojitet kundër Gjermanisë?
Unë shkoj shumë mirë si me Di Lorencon, ashtu edhe me Bastonin, me këdo që luan. Trajneri na kërkon që në të dyja fazat të përpiqemi të ndihmojmë ekipin dhe ne përpiqemi. Jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje, është gjithmonë ItaliGjermani dhe nuk është një takim si të tjerat.
A është e vërtetë që Premier Liga është më intensive se Seria A?
Nuk më pëlqen të bëj krahasime, janë kampionate të ndryshme, ndoshta skuadrat mendojnë më pak për mbrojtjen e tyre dhe për të shënuar një gol më shumë. Spaleti e kishte pranuar se kishte qenë paksa i rëndë në Kampionatin Evropian? Mund ta pyesni… E di që kemi filluar këtë cikël të ri dhe jemi të lumtur, skuadra është e re, jemi të lidhur ngushtë, njihemi prej kohësh. Mendoj se në fushë pamë diferencën në krahasim me evropianët.
Çfarë ka ndryshuar në krahasim me verën e kaluar?
Është normale që të kemi barrën psikologjike në Kampionatin Evropian. Për mendimin tim e pranuam humbjen që morëm. Jemi përmirësuar shumë, nesër është një test i rëndësishëm për të parë se ku jemi.
Ndeshja që duhet të presim sonte?
E thashë, nuk do të jetë kurrë një ndeshje si të tjerat. Nuk e di saktësisht se çfarë ndeshje të pres, si neve ashtu edhe atyre na mungojnë disa lojtarë. Është një test i rëndësishëm, ne duam patjetër të fitojmë dhe pastaj të shkojmë në fazën finale të Ligës së Kombeve.
Nga se vuajnë gjermanët prej Italisë?
“Nuk e di, shumë gjëra kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Nuk e di. Ndoshta ata kanë pasur gjithmonë këtë arrogancë, këtë gjë të të qenit superior dhe ndoshta ne i kemi zbritur në tokë. Por çdo lojë është një histori më vete. Ne jemi të përulur dhe mendojmë të japim më të mirën, e mbylli Kalafiori.
PANORAMASPORT.AL