Në mungesë të Rikardo Kalafiorit për shkak kartonësh, kundër Zvicrës përkrah Alesandro Bastonit me shumë mundësi pritet që të luajë Xhanluka Mançini.
Qendërmbrojtësi i Romës pranon se Italia ndoshta e nisi me xhiro të ngadalta, duke menduar se mund të menaxhonte me qetësi disa situata të ndodhura, por sipas tij humbja kundër Spanjës u bëri mirë të kaltërve. “Nuk ishim në një humor të bukur përpara Kroacisë, ndonëse unë mendoj se goditja që na dha Spanja na zgjoi të gjithëve nga gjumi. Edhe kundër Kroacisë menduam se mund ta menaxhonim më lehtë, duke pasur kualifikimin në dorë, por mendoj se goli i shënuar në minutën e 98-të ishte sinjali se tashmë dimë se çfarë duhet të bëjmë në vazhdimësi, edhe pse mund dhe duhet të përmirësohemi.
Unë me Zvicrën titullar? Unë jam gati për të dhënë kontributin tim. Nëse do të duhet, jam gjithmonë gati për trajnerin, skuadrën dhe kombin tonë”, u shpreh Mançini.
PANORAMASPORT.AL