Tuesday, 24. March 2026
Sport

Mbrojtësi i Kosovës ‘ndez‘ sfidën: “Ëndrra e gjithë shqiptarëve po afrohet”

GS 24/03/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi Kreshnik Hajrizi mund ta fitojë rastin në mungesë të kapitenit dhe liderit të mbrojtjes, Amir Rrahmani.

Hajrizi po shfaq formë të mirë në Zvicër, ndërsa është optimist para ndeshjes që luhet të enjten në Bratislavë ndaj Sllovakisë.

“Stërvitjet po shkojnë shumë mirë. E dimë rëndësinë e ndeshjes. E dimë që mund të shkruajmë histori. Jemi përgatitur shumë mirë. Kemi besim dhe shpresojmë në fitore”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FFK-së. 

Ai ka besim se ëndrra për paraqitje në Botëror mund të realizohet.

“Nuk është lehtë të luash në udhëtim. E kemi parë edhe me Slloveninë dhe Suedinë, që mund të tregojmë veten. Do të angazhohemi njëjtë si në lojërat e tjera. Ëndrra e gjithë shqiptarëve, që ishte shumë larg, po afrohet. Jemi dy ndeshje larg. Është ndeshje shumë e rëndësishme dhe me kënaqësi të madhe e luajmë këtë lojë”, ka shtuar Hajrizi.

Teilen: