Trajneri Stefano Pioli e mbylli mbrëmë me Milanin teksa u zhvillua dhe ndeshja e fundit e sezonit. Pas lamtumirës reagoi edhe mbrojtësi Fikajo Tomori, përmes një postimi në Instagram.
“Faleminderit për gjithçka zotëri, një njeri i mrekullueshëm dhe ishte kënaqësi të punoja me ju dhe stafin tuaj, ju uroj më të mirat për të ardhmen, do të më mungoni❤️🖤.
Dhe faleminderit fansave për mbështetjen e tyre gjatë gjithë sezonit, shihemi herën tjetër🔥”, shkruan Tomori.
PANORAMASPORT.AL