Ka pasur fatin të jetë shok skuadre me një legjendë si Ronaldo, por edhe me yllin e dekadës si Mbape. Nunjo Mendesh ka dalë në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes së nesërme kundër Francës, duke analizuar sfidën në të gjitha aspektet e saj.
Keni luajtur dhe stërvitur me Mbape dhe tani stërviteni e luan me Kristiano Ronaldon. Çfarë i dallon ata?
Ata janë lojtarë të nivelit të lartë, të shkëlqyer që mund të bëjnë diferencën në çdo moment. Ishte kënaqësi të luaja me Mbapenë dhe kam kënaqësinë të luaj me Kristianon. Ne jemi të përgatitur dhe do të përgatisim golat dhe idetë tona të lojës. Arritja në lojë dhe aftësia për t’i zbatuar ato në mënyrën më të mirë.
Ishit shumë i vogël kur Ronaldo bëri debutimin e tij në “Euro 2004”. Çfarë ndiet kur e patë në lot, pasi humbi penalltinë?
Ishte një moment i vështirë për të. Ne jemi të gjithë këtu për të ndihmuar. Skuadra ndjeu se Kristiano po kalonte një kohë jo fort të mirë. Duam t’i ndihmojmë të gjithë. Jemi një grup shumë i bashkuar dhe kjo na dha forcë për të fituar ndeshjen. Portieri ynë bëri 3 pritje radhazi dhe ky do të jetë një moment që nuk do ta harrojmë, por duhet të vazhdojmë. Ishte një moment i pabesueshëm, i cili na dha më shumë forcë.
Si mund ta ndaloni Mbapenë?
Nuk mendoj se do të jetë ai që do të luajë përballë meje. Mbape zakonisht luan më shumë në të majtë. Unë stërvitem çdo ditë për këto momente dhe jemi të përgatitur për t’u përballur me to. Te Franca kanë lojtarë të nivelit të lartë, ne gjithashtu kemi një skuadër të shkëlqyer, do të bëjmë gjithçka për të arritur në gjysmëfinale, për të anuluar pikat e forta të Francës dhe për të zhvilluar lojën tonë.
Franca ka shënuar vetëm dy gola, ai mendon se mund t’ju ndihmojë ky fakt?
Nuk mendoj se ka shumë të bëjë kjo gjë. Ata shënuan tre gola dhe janë në të njëjtën fazë me ne, që shënuam një sasi të mirë golash. Franca ka një ekip që mund të bëjë gjithçka. Ka lojtarë të mirë, por ne do të jemi të përgatitur.
PANORAMASPORT.AL