Monday, 19. January 2026
Sport

Mbrojtësi i verës, Milani zgjedh të transferojë polakun e Arsenalit

GS 09/02/2024 1 Min. Lesezeit

Gjatë merkatos dimërore, Milani donte të nënshkruante me një tjetër mbrojtës përveç Mateo Gabias dhe Filipo Terraçanos, por nuk gjeti mundësinë e duhur. Dhe për këtë arsye, në fund, departamenti mbrojtës i “Djallit” mbeti pothuajse i pandryshuar.

MILAN

Pavarësisht kësaj, ardhja e një qendërmbrojtësi në merkaton e verës duket thuajse e sigurt, edhe për shkak se Simon Kjaer mund të largohet nga klubi pasi i përfundon kontrata, e cila me shumë gjasa nuk do t’i rinovohet.

Sipas asaj që raporton “Standard Sport”, në fakt Milani ka identifikuar te Jakub Kiviori, i ndjekur që një vit më parë, profilin e duhur për mbrojtjen.

Dhe asistimi mund të vijë edhe nga Arsenali, i cili pati kundërshtuar kaq shumë javët e fundit për një huazim të polakut.

kivior

PANORAMASPORT.AL

Teilen: