Negociatat janë të ndërlikuara, por sipërmarrja nuk duket e pamundur për Milanin, i cili pas Mateo Gabias dhe Filipo Terraçanos, synon Alesandro Buonxhornon. Torino është një bashkëbisedues i vështirë, megjithatë ka njëfarë optimizmi nga palët.
Vetë mbrojtësi dëshiron largimin, ndaj edhe menaxherët e tij janë takuar dy ditë më parë për darkë me përfaqësues të “djallit”. Klubi kuqezi ofron 10-15 milionë euro plus kartonin e Lorenco Kolombos aktualisht është i huazuar te Monza.
Një përllogaritje që nuk i bind “demat” që e vlerësojnë sulmuesin me 10 milionë dhe do të donte një rritje të ofertës bazë për të menduar për t’u ulur më pas në tryezën e negociatave.
VIJA E PARË – Sulmuesi i Juventusit, Mois Ken u lidh me një transferim te klubet italiane, Monza dhe Fiorentina, për afatin kalimtar të janarit. Megjithatë, sipas “La Gazzetta dello Sport” në orët e fundit është përfshirë fuqimisht edhe Milani.
Juvja nuk dëshiron të përforcojë një rivale direkt, por ndërkohë nuk mund të mbajë sulmuesin i cili nuk po gjen hapësira pas shpërthimit të Jilldëzit. Ndërkohë nga Franca raportojnë se skuadra e Ligue 1, Ren, ka shprehur gjithashtu një interes për të nënshkruar me Kenin në huazim për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi transalpin do të jetë rivali i Milani në “play off”-et e Ligës së Europës. Vetë 24-vjeçari do të preferonte kuqezinjtë, aty ku do të gjente edhe mikun Rafael Leao.
Deri një muaj më parë besohej se Milani do të ndryshonte diçka në sulm, por ecuria e mirë e Luka Joviçit në dhjetor ka bërë që kuqezinjtë të ndryshojnë pak planet e tyre pasi besojnë se mund të arrijnë në fund të sezonit me këtë flotë sulmuese.
Megjithatë, emri për sulmin është gjithmonë gati dhe do të synohet në verë. Bëhet fjalë për Xhonatan Davidin e Lilës, i cili është një fiksim i vjetër i drejtuesve të kuqezinjve dhe i drejtorit Monkada në veçanti.
Ajo që luan në favor të “djallit” është kontrata e kanadezit që skadon në vitin 2025 dhe Lila nuk do të jetë në gjendje të kërkojë shumë këtë verë, sepse çdo javë që kalon, vlera e sulmuesit rrezikon të ulet. Për këtë arsye, me një ofertë prej 25-30 milionësh besohet se Milani mund ta rrëmbejë Davidin nga francezët.
PANORAMASPORT.AL