• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbrojtësi kuqezi, numër rekord ndeshjesh në dy vjet

12/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk i ka ndodhur kurrë më parë. Berat Gjimshiti pikërisht në dy sezonet e fundit ka luajtur një numër tepër të madh ndeshjesh, siç nuk e ka bërë në karrierë vitet e kaluar.

Kapiteni I kombëtares shqiptare, në 2023-2024 dhe deri tani në 2024-2025, ka dalë në fushë plot 108 herë, ndërsa këtë të diel pritet të luajë ndeshjen numër 109!

Nëse nuk do të ketë probleme fizike, pritet të arrijë shifrën rekord 115 sfida në dy edicione.

Mbrojtësi I qendrës këtë sezon ka luajtur 41 herë për Atalantën, më pak sesa vjet, edhe sepse ka vuajtur nga dëmtimet.

Gjithsesi, ka dhënë kontribut të rëndësishëm me dy gola dhe dy asiste, më shumë në Serinë A, por një rrjetë e ka realizuar në Champions.

Vitin e kaluar, luajti plot 54 ndeshje, edhe sepse Atalanta arriti deri në finalen e Kupës së Italisë, si dhe fitoi Ligën e Europës, 3-0 në finale ndaj Leverkusenit, duel në të cilin Gjimshiti ishte kapiten.

Përveç paraqitjeve për klubin e tij në Itali dhe në Europë, lojtari nga Lugina e Preshevës këta dy vjet luajti edhe 13 ndeshje për kombëtaren.

Ky kontribut do të kishte qenë edhe më I madh, por vjeshtën e kaluar ai pati disa dëmtime dhe I humbi të 6 sfidat e ekipit përfaqësues në grupin e Ligës së Kombeve.

Next Post

LIVE NOTINGEM-EVERTON/ Mungon goli, mbyllet pjesa e parë e ndeshjes së Premier Ligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.