• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbrojtësi Malik Çau: Në Dortmund gabuam shumë, ndaj Xhenoas për fitore

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për të ishte si një derbi, pasi është rritur në radhët e rivalëve të Dortmundit, Shalke 04. Malik Çau, mbrojtësi i Milanit, ka folur për “Milan TV” në lidhje me Dortmund-Milan, ndeshja e ditës së dytë të Grupit F të Ligës së Kampionëve 2023-2024 që u zhvillua në “Signal Iduna Park” duke deklaruar se:

malik cau

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, veçanërisht në pjesën e parë. Bëmë shumë gabime teknike, por në përgjithësi e merituam të fitonim. Me thënë të drejtën na djeg ai barazim sepse donim më shumë dhe nëse shikoni veçanërisht pjesën e dytë kuptohet se mund të bënim më shumë”. Situata është e ndërlikuar pasi vendin e fundit me të parin e ndan vetëm një fitore, por lojtari gjerman ka besim.

“Rezultati i PSG-së është dëshmi se gjithçka është e mundur. Ne jemi Milani dhe kemi cilësitë tona dhe i kemi demonstruar në këto dy ndeshje. Duhet të jemi më të saktë para porte për të qenë më të kënaqur pas ndeshjeve”. Te kuqezinjtë nuk ka kohë për ndalesa. Nesër në 20:45 luhet Xhenoa-Milan dhe Çau premton se ai dhe shokët do të jenë gati pasi dëshirojnë të ruajnë kreun të cilin e kanë në bashkëpronësi me Interin që po nesër pret Bolonjën. “Duhet të rikuperohemi shpejt dhe të bëjmë më të mirën për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer ndaj Xhenoas. Do të kishte shumë rëndësi të mbyllnim këtë pjesë të sezonit me një fitore”, përfundoi mbrojtësi gjerman.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Nënshkruhet kontrata për realizimin e stadiumit në Bërnicë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.