Herri Meguajër beson se spekulimet intensive për të ardhmen e menaxherit Erik the Hag dëmtuan Mançester Junajtid sezonin e kaluar, por është i lumtur që bashkëpronarët e rinj “Ineos” qëndruan me holandezin.
Qendërmbrojtësi pranoi se lojtarët ishin në errësirë mbi shanset e Ten Hagut për të mbajtur vendin e tij pasi fitoi Kupën FA kundër Mançester Sitit në “Uembli” në maj. “Ineos” intervistoi disa kandidatë gjatë javëve, por përfundimisht mbështeti Ten Hagun dhe i ofroi atij një zgjatje të kontratës 12-mujore. “Ishte e vështirë,” tha Meguajër. “Disa nga gjërat që dolën përpara në finalen e Kupës ishin vërtet për të ardhur keq. Ai e trajtoi shkëlqyeshëm, për të qenë i sinqertë. Ai thjesht e merrte çdo ditë siç i vinte. Ne nuk pamë asgjë të ndryshme te trajneri, ndaj merita i takon atij për mënyrën sesi e trajtoi atë – dhe gjithë stafin e tij gjithashtu – sepse kishte kaq shumë pasiguri rreth klubit.
Ata nuk e dinin se çfarë po ndodhte vitin e ardhshëm. Ndoshta ka dëmtuar pak performancat dhe rezultatet tona gjatë gjithë sezonit. Sidomos kur ndodhi rreth asaj periudhe të Krishtlindjes kur ne vërtet ramë. Por është meritë për menaxherin, mënyra se si e trajtoi atë. Të drejtosh në mënyrën se si ai bëri, të prodhoje një performancë si e jona në finalen e Kupës dhe të ktheje gjërat nga ana tjetër, ishte vërtet mbresëlënëse. Unë nuk mendoj se ai kishte nevojë të fliste me lojtarët për këtë. Unë mendoj se ai e trajtoi atë siç duhet. Ai thjesht vazhdoi çdo ditë siç ka qenë. Stërvitja dhe më pas përgatitja për ndeshjen sa më mirë që mundi. Ai mund të kishte dorëzuar armët, por ai nuk e bëri këtë”.
PANORAMASPORT.AL