Tuesday, 17. February 2026
Sport

“Mbrojtësit e Interit të marrin helmetat ndaj Halandit”, këshilla speciale nga Alesandro Nesta

GS 20/05/2023 1 Min. Lesezeit

Edhe për një specialist të rolit si Alesandro Nesta, të ndalësh Erling Halandin dhe Mançester Sitin është një detyrë tejet e vështirë për çdo mbrojtës.nesta haland

Italiani ka komentuar përballjen që do të ketë skuadra zikaltër me sulmuesin norvegjez, duke u ndalur veçanërisht te prapavija.

“Halandin e kemi parë të gjithë sa i fortë është, por Mançester Siti ka shumë lojtarë cilësorë. Mbrojtja e Interit ka bërë shumë mirë deri më tani në këtë edicion të Champions League, por sigurisht që nuk do të jetë e lehtë në këtë finale.

Një këshillë për Darmianin, Açerbin e Bastonin për të ndalur Halandin? Të marrin me vete helmetat, do të jetë një betejë”, u shpreh ish-mbrojtësi i Milanit për “Prime Video”.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: