• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbrojtësja e Kosovës që shënon shumë gola! Shkurte Maliqi: Mitrovica është ekip i shumë trofeve 

03/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është luftarake në fushën e lojës. 

Sa në mbrojtje e sa në sulm!

Është fjala për futbollisten Shkurte Maliqi, anëtare e kampiones së Kosovës, Mitrovica.

Image

Mbrojtësja e majtë shquhet edhe me gola!

Shënoi 15 gola në edicionin që e lamë pas, duke thyer të gjitha parashikimet dhe mahniti edhe njohësit e lojës më të popullarizuar në botë.

Image

KFF Mitrovica

Është e pakalueshme në mbrojtje por në sulm e frikshme për çdo rivale.  

“Bota sot”: Si e pa edicionin e sivjetshëm, ka qenë i vështirë dhe a keni pritur se në ndeshjen e fundit do të përcaktohet kampioni?

Shkurte Maliqi: Edicionin e sivjetshëm e kam pa mjaft të vështirë  dhe për këtë arsye erdhi edhe ndeshja e fundit përcaktuese për titull kampioni

“Bota sot”: Luani në pozitën e mbrojtëses së majtë por keni shënuar 15 gola! E pabesueshme për shumëkënd por duket se keni edhe intuitë për sulm?

Shkurte Maliqi: Po unë luajë në pozitën e mbrojtëses së majtë dhe në sezonin 2024-2025 kam shënuar 15 gola, natyrisht se e kisha edhe intuitën e sulmueses në disa raste për të shënuar gola, për të bërë shumë asiste dhe për të nxjerrë dhe penallti

“Bota sot”: Çka e dallojë Mitrovicën nga ekipet tjera?

Shkurte Maliqi: Mitrovica është ekip i shumë trofeve të fituara si dhe pjesë e Champions League që disa vite dhe kjo e dallon ekipin si më i miri në Kosovë 

“Bota sot”: Iu ka befasuar Dukagjinin, rivalja më e madhe gjatë këtij edicioni?

Shkurte Maliqi: Me thën të drejtën na ka befasuar të gjithëve jo vetëm ne si ekip, Dukagjini ka një ekip shumë të mirë dhe ishte befasia e këtij kampionati 

“Bota sot”: Si e sheh Mitrovicën në garat evropiane?

Shkurte Maliqi: Me potencialin qe ka ekipi Mitrovica dhe me disa perforcime, shpresojmë ta kalojmë dhe grupin në Champipns League.

“Bota sot”: Çfarë synon Shkurtja?

Shkurte Maliqi: Synimi im është gjithmonë  të kemi suksese me ekip nga do që shkojmë dhe at sa ma lartë. 

“Bota sot”: A ka rritje të nivelit në futbollin femëror?

Shkurte Maliqi: Po ne krahasim me vitet qe kemi lënë pas ka rritje shumë më të madhe si me ekipe po ashtu edhe në kombëtare. 

“Bota sot”: Me cilën nga sulmueset keni pas kokëçarje më së shumti gjatë këtij edicioni?

Shkurte Maliqi: Me të tregu drejtën nuk është se kam pas ndonjë kokëqarje me ndonjërën prej tyre sepse isha vet si sulmuese në shumicën e rasteve, por do e veçoja Fortesa Berishën një lojtare e re dhe shumë e talentuar.

Next Post

Inzaghi lë Interin për kontratë multi-milionëshe në Arabinë Saudite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.