Skuadra e Thiago Motta-s vazhdon të shfaqet shumë solide në mbrojtje dhe ende nuk ka pësuar gol në kampionat.
Që nga sezoni 1994/95 askush nuk ka bërë më mirë, ndërkohë që në të gjithë historinë e Serisë A janë vendosur provizorisht në vendin e 6-të, me mundësinë për t’u përmirësuar.
Mjaftuan 33 minutat e para të ndeshjes Genoa-Juve me një portë të paprekur për të vendosur një rekord të ri: bardhezinjtë u bënë kështu skuadra me serinë më të gjatë të pamposhtur (540 minuta) në fillim të turneut në epokën kur fitorja vlen tre pikë.
Ndërkohë që në të gjithë historinë e kampionatit italian, skuadra që mban rekordin është Cagliari në sezonin 1966-1967, që nuk ka pësuar gol në fillim të kampionatit për 712 minuta radhazi.