• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbushen arkat e Juventusit, sponsori i ri sjell 25 milionë euro

19/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas Reuters, kompania automobilistike “Jeep” (një kompani vendase, pjesë e grupit “Stellantis”, dhe për rrjedhojë në pronësi të “Exor”) do të paguajë pothuajse 25 milionë euro në vit (28 milionë dollarë) për të rikthyer logon e saj në fanellat bardhezi të Juventusit.gfhfghMarrëveshja do të riniste një partneritet shumëvjeçar, pasi Juventusi nuk arriti të gjente një sponsor kryesor për fanellat pas përfundimit të kontratës së mëparshme me “Jeep” në qershorin e kaluar. “Jeep” ishte sponsori kryesor i Juventusit që nga viti 2012.

Vlera e sponsorizimit ishte rritur gradualisht ndër vite, deri në 45 milionë euro në vit. Mungesa e një sponsori kryesor në fanellë po ndikon negativisht në financat tashmë të tensionuara të Juventusit, i cili është i listuar në bursën e Milanos.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë para fundit të sezonit, për shkak të një specifikimi të rregullores së Kupës së Botës për Klube. Juventusi duhet të deklarojë sponsorin e ardhshëm si “aktiv”, duke e shfaqur në ndeshjet e kampionatit (pra, deri në ndeshjen e fundit kundër Venecias), ose duke e certifikuar për sezonin e ardhshëm.

Nuk do të jetë aspak e lehtë, por ka ditë dhe hapësirë për të përfunduar një operacion që do të ishte jetik për klubin. Ndërkohë, bursa ka reaguar ndaj lajmit. Aksionet e Juventusit u rritën deri në 4,22%, me një vlerë prej 2,8140 eurosh për aksion, dhe kapitalizimi i tregut u kthye mbi pragun e 1 miliardë eurove.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rey Manaj humb penalltinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.