• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbushen shkallët e “Ennio Tardini”, “mitiku” i Parmës “ngjyroset” kuqezi

22/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “Ennio Tardini”, të Parmës, përfaqësuesen e Kilit, në testin e parë zyrtar, para finaleve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani, test, në të cilin pritet të ketë goxha rotacion edhe në rreshtimin e lojtarëve.

Përballja ndaj “La Roja” do të jetë historike për Shqipërinë, teksa për herë të dytë përgjatë historikut të përballjeve të “Shqiponjave” tona do të ndeshemi, me një ekip nga Amerika Latine, me përballjen e parë, që përfundoi me humbjen 0 me 4, nga Argjentina, në miqësoren e vitit 2012, ku për “Bardhekaltërit” shënonin Lavezzi, Messi, Aguero e Tevez.

Në të tillë përballje historike për “Kuqezinjtë”, nuk kishte si të mungonte edhe prania e këtyre ngjyrave, në shkalëlt e stadiumit 22 mijë vendësh, të Parmës, “Ennio Tardini”, teksa deri më tani në tribuna pritet të jenë rreth 15 mijë persona, me tifozët e Kombëtares sonë, që kanë “skuqur” shkallët e “mitikut” italian. /i.m /abcnews.al

Next Post

Zhegrova: Trajneri na ka qëndruar pranë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.