Tuesday, 31. March 2026
Sport

Mbyll karrierën 26 vjeçare, qendërmbrojtësi i jep lamtumirën futbollit të luajtur në ndeshjen kualifikuese “EURO 2024”

GS 13/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ildefons Lima luajti ndeshjen e fundit me fanellën e kombëtares së Andorrës në ndeshjen kualifikuese për “EURO 2024” kundër Zvicrës.

F52TpvCWUAAl1Rz

Qendërmbrojtësi, i cili filloi dhe luajti si sulmues në 20 minutat që ishte në fushë, u largua me lot dhe nën duartrokitjet dhe përqafimet e të gjithë shokëve të tij dhe stafit stërvitor.

Ildefons Lima debutoi më 22 qershor 1997 në një miqësore kundër Estonisë, ku shënoi golin e vetëm për ekipin në humbjen 4-1.

Ai ka shënuar 11 gola me Andorrën duke u tërhequr nga kombëtarja si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe gjithashtu si golashënuesi më i mirë ndërkombëtar, pasi ka luajtur gjithsej 137 ndeshje me ekipin e të rriturve të Andorrës.

Lima është futbollisti me karrierën më të gjatë ndërkombëtare në histori, pasi ka qenë pjesë e ekipit prej më shumë se 26 vitesh.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: