Wednesday, 18. March 2026
Futboll

Mbyllen 45′ e para: Szoboszlai mban në lojë Liverpool-in. Tottenham ka ende shpresa. Bayern avazin (video)

GS 18/03/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para në tri takimet e fundit për fazën e 1/16-ve në Champions League. Në “Anfield”, Liverpool është duke fituar 1-0 ndaj Galatasaray, falë golit të Dominik Szoboszlai në minutën e 25-të. Hungarezi shënoi me një goditje të bukur me të majtën brenda zone pas një pasimi të marrë nga Alexis Mac Allister nga goditja e këndit. Në minutat shtesë, Liverpool kishte shansin e artë të dyfishonte shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë nga Ismail Jakobs ndaj Szoboszlai, por Mohamed Salah gabon. Goditja e egjiptianit pritet nga Uğurcan Çakır. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-0 për Galatasaray-in.

Në “Allianz Arena”, Bayern Munich është duke fituar 1-0 ndaj Atalantës, falë golit të Harry Kane në minutën e 25-të. Anglezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po nga vetë ai, pasi goditja e tij u ndal me dorë nga mbrojtësi i Atalantës, Scalvini. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-6 në favorin e bavarezëve.

Në Londër, Tottenham është duke udhëhequr 1-0 ndaj Atletico Madridit, falë golit të Kolo Muani. Francezi shënoi me kokë në minutën e 30-të, pas krosimit të Mathys Tel. Ndeshja e parë ka përfunduar 5-2 në favorin e Atletico-s.

SHIKOGOLAT

Teilen: