Sunday, 3. May 2026
Sport

Mbyllen ndeshjet e Superligës: Llapi fiton ndaj Ballkanit, Ferizaj dhe Gjilani barazojnë ndërsa Drenica fiton ndaj Dukagjinit

GS 03/05/2026 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit ka arritur një fitore jetike si mysafire ndaj kampionit aktual, Ballkanit, me rezultat minimal 0:1, duke i dhënë një goditje të rëndë shpresave të therandasve për mbrojtjen e titullit kampion.

Në anën tjetër, një dramë e vërtetë u zhvillua në Gjilan, ku skuadra e Ferizajt arriti të shmangë humbjen në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Gjilanit.

Ndeshja në Gjilan përfundoi me barazim 1:1, falë një goli të shënuar nga Ferizaj në minutën e 13-të shtesë (90+13’), i cili festohet si një pikë e madhe shprese për qëndrim në elitë. Ky barazim dramatik i jep frymëmarrje ferizajasve, ndërsa Llapit i jep krahë në garën për kreun e tabelës, duke e bërë fundin e kampionatit tejet të paparashikueshëm.

Përveç dramës në Gjilan, sekondat e fundit ishin fatlumë edhe për Drenicën, e cila mori tri pikë të arta në udhëtim te Dukagjini.

Përballja në Klinë përfundoi me rezultatin 0:1 falë një goli të shënuar në frymën e fundit të ndeshjes, duke e bërë garën për mbetje në elitë edhe më të nxehtë dhe tejet të paparashikueshme.

Teilen: