Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar.
Prishtina dhe Drita kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0:0, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan lajmi.net.
Fraksioni i parë i lojës është karakterizuar kryesisht me lojë të qetë dhe në mesfushë nga dy ekipet.
45 minutat e para nuk prodhuan ndonjë rast konkret shënimi nga Prishtina dhe Drita.
Me rezultat identik të njëjtë është mbyllur pjesa e parë edhe në ndeshjen tjetër që po zhvillohet mes Feronikelit ’74 dhe Lirisë.
Kujtojmë se këto dy takime ishin shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të borës./Lajmi.net/