Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk është kursyer me dënimet që ka dhënë këtë javë, duke rreshtuar një sërë gjobash e pezullimesh që mund të ndikojnë në vijimin e sezonit në Kategorinë Superiore e jo vetëm.
Bie në sy mbyllja e stadiumeve të Egnatias dhe Kukësit pas problemeve me tifozeritë përkatëse në ndeshjet e fundit, ku rrogozhinasit do të luajnë dy ndeshje pa spektatorë, ndërsa verilindorët katër të tilla, të shoqëruara edhe me gjoba të ndjeshme.
Atletika shqiptare në zi, ndërron jetë kampioni Klement Lutfiu
Ndërkohë, është përjashtuar për dy vite nga të gjitha aktivitetet sportive drejtori i Kukësit, Naim Halili, për sulmin ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Disiplina paralelisht ka dhënë një vendim të rëndësishëm sa i përket sherrit mes Arinaldo Rrapajt të Partizanit dhe David Janaqit të Skënderbeut, të cilët u ndëshkuan me të kuq në ndeshjen e kësaj jave, duke i pezulluar për tre ndeshje të dy lojtarët.