• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbyllet kampi katërditor i selektorit Franco Foda

15/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën, ka përfunduar kampi stërvitor i organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) për futbollistët kandidatë potencial për Kombëtaren A.

Gjatë këtyre ditëve, futbollistët kanë pasur mundësinë të punojnë me selektorin e Kombëtares A të Kosovës, Franco Foda dhe stafin e tij, duke treguar aftësitë e tyre dhe duke e njohur nga afër filozofinë e lojës së trajnerit gjerman.

Krahas stërvitjeve taktike e teknike, puna në këtë kamp stërvitor u përqëndrua edhe në analiza të ndryshme kurse bashkëpunimi dhe atmosfera pozitive mes lojtarëve ishin në nivelin më të lartë.

Me përfundimin e kampit, i cili nisi të dielën, lojtarët u shprehën të kënaqur jo vetëm me organizimin e tij por edhe metodologjinë e punës së selektorit Foda.

Ata insistuan se ky kamp do ti motivojë për të vazhduar të punojnë me përkushtim në arritjen e synimeve që një ditë ta përfaqësojnë Kosovën në nivelet më të larta.

Mesfushori i Prishtinës, Gentrit Salihu, ka pranuar se është ëndërr e secilit futbollist për të qenë pjesë e “Dardanëve”.

Ky grumbullim ishte i rëndësishëm edhe për Erlis Xhemajlin, i cili është pjesë e Dukagjinit të Klinës.

Grumbullimi i radhës për Kombëtaren A, do të mbahet në muajin mars, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e plejofit kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Duelet me Islandën, kanë rëndësi të madhe për “Dardanët”, të cilën synojnë ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Next Post

Kupa e Shqipërisë: Favoritët nuk zhgënjejnë, kualifikohen Egnatia, Skënderbeu dhe Dinamo

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.