Ka përfunduar Kupa e Botës në ski me garat e sotme në Slalomin gjigant në Norvegji. Skiatorja shqiptare, Lara Colturi, në zbritjen e parë ka regjistruar kohën 1:09.18, kurse në zbritjen e dytë kohën 1:10.06. Në total ka arritur kohën 2:19.24.
Në Lilehamer të Norvegjisë u zhvillua etapa e fundit e Kupës së Botës në ski, që është transmetuar në RTSH. Për skiatoren shqiptare ishte një edicion mjaft i mirë, me 4 pode dhe një vend të 15-të që premton shumë për sezonin e ardhshëm.
Po ashtu, paraqitja e saj në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” ishte mjaft pozitive.
Në Slalomin Special një ditë më parë Colturi zuri vendin e 16-të dhe u shpall sportistja më e mirë e moshës deri në 21 vjeç.
Pas mbylljes së këtij edicioni të Kupës së Botës me garat e sotme, Colturi për RTSH u shpreh: “Ishte një sezon i gjatë, me gara të bukura dhe emocione. Tani dua të çlodhem të pushoj pak dhe të filloj pastaj punën për sezonin e ardhshëm. Kam mësuar shumë dhe e di se ku duhet të përmirësohem për të arritur rezultate më të mira”.