Saturday, 16. May 2026
Sport

Mbyllet merkato, Juventusi e sheh veten mes 10 skuadrave që kanë shpenzuar më shumë

GS 03/09/2024 1 Min. Lesezeit

Juventusi është një nga 10 skuadrat që ka shpenzuar më shumë në merkaton e verës. Lëvizjet e Xhuntolit për t’i ofruar një skuadër kompetitive Tiago Motës kanë bërë që në total “fatura” të jetë 163 milionë euro dhe italianët të renditen në vendin e shtatë të këtij klasifikimi.

mota xhuntoli

Sigurisht që ekipet angleze janë të pakonkurrueshme edhe në këtë merkato pasi dominojnë 10 vendet e para. Çelsi është në krye me 261 milionë euro të shpenzuara, pavarësisht se ka “4” skuadra dhe bollëk lojtarësh.

asdsasaasdasdadsadsa

Befasia është Brajtoni në vendin e dytë. Edhe Napoli është në vendin e tetë me 150 milionë euro të shpenzuara, ku De Laurentis ka kërkuar që të kënaqë Antonio Konten për të pasur një skuadër rivalizuese në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: