Borussia Dortmund është duke humbur ndeshjen që vlen për titull ndaj Mainz.
BVB janë në disavantazh prej 2:0 në ‘Signal Iduna Park, shkruan lajmi.net.
Ndërsa rivali i tyre më i madh, Bayerni është duke fituar 1:0 ndaj Koln, dhe me këto rezultate ‘Bavarezët’ shpallen kampion.
Ishte Andreas Hanche-Olsen, i cili në minutën e 15’ kalon Mainzin në epërsi prej 1:0.
Në minutën e 19’ të ndeshjes u akordua penallti në favor të Dortmundit, por që këtë rast e shpërdoroi sulmuesi Sebastien Haller.
Haller humbet penalltinë e tij, pasi që portieri Finn Dahmen bën një super pritje.
Ndërsa mysafirët nuk u ndalën, duke shënuar edhe njëherë.
Onisiwo tundi rrjetën e Dortmund për rezultatin 2:0.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë nëse BVB mund të rikthejnë rezultatin dhe të shpallen kampion në Bundesliga./Lajmi.net/