Tuesday, 3. March 2026
Sport

Mbyllet pjesa e parë: Holanda avancon ndaj Kroacisë

GS 14/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pjesa e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Pas 45 minutave lojë Holanda është në epërsi 1:0 ndaj Kroacisë, shkruan lajmi.net.

  

Në Rotterdam u zhvillua një ndeshje tejet interesante.

Kombëtaret kërkonin golin, dhe topi ishte herë në njërën anë të fushës, herë në tjetrën.

Megjithatë, ishin vendasit që u treguan më efikas në këtë pjesë të parë.

Ata gjetën golin në minutën e 34′ të ndeshjes.

Pas një aksioni të mirë nga Holanda, shënoi Donyell Malen.

Kroatët më pas krijuan raste për të barazuar shifrat, por nuk ia dolën në 45 minutat e parë./Lajmi.net/

  


Teilen: