Sunday, 4. October 2026
Sport

Mbyllet pjesa e parë, Kosova dhe Austria pa gola

GS 04/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultatin 0:0.

Austria ishte më kërkuese gjatë pjesës së parë dhe krijoi disa mundësi të mira, por në portë ishte i sigurt Amir Saipi.

Portieri i Kosovës bëri pritje të rëndësishme ndaj Michael Gregoritsch dhe Alexander Prass, duke mbajtur portën e paprekur.

Kosova pati disa tentativa përmes Veldin Hodzës, Dion Gallapenit dhe Vedat Muriqit, por pa arritur ta konkretizojë ndonjë prej aksioneve. Dardanët patën vështirësi të mbanin topin, me Austrinë që e mbylli pjesën e parë me 64 për qind posedim.

Pas 45 minutave, Kosovë 0:0 Austri.

Teilen: