Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e trofeut Community Shield.
Man City – Arsenal pas pjesës së parë u mbyll pa gola, 0:0.
45 minutat e parë dhuruan një lojë të bukur për futbolldashësit.
Ndeshja ishte intensive nga të dyja ekipet, shkruan lajmi.net.
Ata krijuan rastet e tyre, por goli u mungoi.
Skuadra më sulmuese ishte ajo Arsenalit, pasi në shumë rast ishin më pranë të shënonin.
Megjithatë, as ata nuk ia dolën në këtë pjesë të parë.
Bukayo Saka kishte raste më të mira, por në vend ishte portieri i Man City.
Në anën tjetër i rrezikshëm për Arsenal ishte Erling Haaland, megjithatë gol nuk lejoi të shënonte Aaron Ramsdale.
Mbetët të shihet pas pjesës së dytë se cili ekip do fitojë këtë trofe./Lajmi.net/