• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbyllet procedura e shpronësimit për rinovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’

18/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë tash e disa vite ka mbetur jashtë funksionimit për shkak të demolimit të tij, por duket se ai do t’i rikthehet normalitetit shumë shpejtë.

Qeveria e Republikës së Kosovës javë më parë ka ndarë 12 milionë euro për rinovimin e tij, derisa tashmë ministri i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se tashmë kanë përfunduar edhe procedurat e shpronësimit gjë që i hap rrugë nisjes së punimeve për rinovimin e tij.

  

“Kemi përfunduar të gjitha procedurat e Shpronësimit për Renovimin e Stadiumit të Mitrovicës, ‘Adem Jashari’. Edhe pse shpronësimi solli vonesa në ecurinë e këtij projekti shumë të rëndësishëm, pas një koordinimi dhe bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional, kemi përfunduar të gjitha procedurat e shpronësimit, në mënyrë që Stadiumi i Mitrovicës ‘Adem Jashari’, më në fund të vihet në rrugën e duhur, kështu që të jetësohet e ta gëzojnë të gjithë qytetarët”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

Ditë më parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjithashtu ka marrë vendim për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan me kosto prej 15 milionë eurosh.

  

  


Next Post

Pep Guardiola me fjalë të mëdha për transferimin e ri të Manchester Cityt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.