Real Madridi ka marrë një lajm të hidhur në prag të përfundimit të sezonit aktual, pasi ka mbetur pa dy futbollistë.
Në të vërtetë, ka përfunduar sezoni para kohe për mesfushorin Arda Guler dhe mbrojtësin Eder Militao.
Të dy futbollistët do t’i mungojnë Real Madridit për pjesën e mbetur të sezonit aktual për shkak të lëndimeve muskulore që i pësuan në ndeshjen e fundit.
Real Madridi ka njoftuar të enjten se Guler ka pësuar lëndim të muskulit të këmbës së djathtë, ndërsa Militao të këmbës së majtë.
Si Guler ashtu edhe Militao u lënduan të martën mbrëma në ndeshjen kundër Alavesit, të cilën Real Madridi e fitoi 2:1 në kuadër të La Ligas.
Teilen: