Monday, 16. March 2026
Sport

McCorrmick i Rahovecit shpallet “MVP i Javës”

GS 16/03/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti i Rahovecit 029, J’von McCorrmick është shpallur më i miri për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën ka bërë të ditur se McCorrmick është shpallur “MVP i Javës” pasi ishte fantastik në fitoren kundër Sigal Prishtinës.

Ai udhëhoqi Rahovecin 029 drejt triumfit me 31 pikë, 7 kërcime e 4 asistime duke u përfshirë edhe në ekipin më të mirë apo “Top-5” të xhiros.

Pjesë e ekipit më të mirë, janë edhe Scott Bamforth i Golden Eagle Yllit, Shaquan Jules i Borës, Ja’cori Payne dhe Mustapha Amzil të Trepçës.

Bamforth me 28 pikë, 2 kërcime e 2 asistime udhëhoqi Yllin drejt fitores kundër Vëllaznimit, ndërsa Jules me 18 pikë, 10 kërcime e 1 asistim ishte më i merituari në triumfin e Borës ndaj Pejës.

Ndërkohë, dyshja Payne dhe Amzil, udhëhoqën Trepçën drejt fitores në derbin kundër skuadrës së Bashkimit.

Payne e mbylli ndeshjen me 17 pikë, 5 kërcime e 3 asistime kurse Amzil shtoi 23 pikë, 3 kërcime e 2 asistime.

Teilen: