Saturday, 7. March 2026
Sport

McKennie drejt Romës

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho tashmë është duke punuar në ndërtimin e një skuadre cilësore për edicionin e ri të garave.

Strategu portugez është duke i vëzhguar disa lojtarë të cilët dëshiron t’i ketë në skuadër për sfidat e sezonit të ardhshëm.

Futbollisti i Juventusit, Weston McKennie është objektivi i ‘romakëve’ në tregun e kësaj verë.

Roma synon të sjellë lojtarin në kryeqytetin italian në formë huazimi.

Sipas medieve italiane, tashmë Thiago Pinto ka nisur negociata me agjentin e lojtarit.

“Roma është e interesuar të nënshkruajë me McKennie në formë huazimi. Thiago Pinto ka nisur kontaktet me agjentin e tij”, shkruajnë mediet italian.

Teilen: