Tuesday, 17. February 2026
Futboll

McKennie si qendërsulmues ndaj Galatasaray: Do të luaja edhe portier për ta ndihmuar ekipin

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Jo vetëm Luciano Spalletti. Edhe Weston McKennie u rikthye tek Inter-Juventus në prag të “play off”-it të Champions League ndaj Galatasaray: “Është pak e vështirë kur ndodhin gjëra si kundër Interit, por jemi të përqendruar te ndeshja e radhës. Mendojmë për Galatasaray, duam të fitojmë dhe është një sfidë shumë e rëndësishme”.

Mesfushori amerikan mund të luajë edhe si qendërsulmues: “Jam në dispozicion të trajnerit për të luajtur në çdo rol, do të bëhesha edhe portier për ta ndihmuar skuadrën. Mendoj vetëm për fushën. Për të ardhmen do të mendojmë më vonë, ndërsa për gjërat jashtë futbollit merret agjenti im”.

 

Teilen: