• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

McLaren korr fitore të dyfishtë në Spanjë

01/06/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Oscar Piastri me McLaren fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, zhvilluar në Barcelonë. Një garë e dominuar nga piloti australian, që e nisi atë nga “pole” dhe e mbrojti kreun deri në fund.

Në vendin e dytë u klasifikua shoku i tij i skuadrës Lando Norris, në një fitore të dyfishtë për makinën McLaren, e pakapshme nga rivalët. Në podium edhe Charles Leclerc me Ferrari, që përfitoi nga një gabim i Verstappen pak xhiro nga fundi.

Në një garë të mërzitshme dhe pa parakalime, emocionet e vetme ndodhin 10 xhiro nga fundi, kur në pistë hyn makina e sigurisë, pas problemit që ka makina Mercedes e Kimi Antonelli.

Në momentin që largohet makina e sigurisë Verstappen humbet kontrollin e makinës dhe parakalohet nga Leclerc, me të cilin ka edhe një kontakt. Edhe George Russell përfiton dhe gjithashtu ka një kontakt me holandezin.

Në momentin që duhet t’i rikthejë Russell pozicionin ai e përplas qëllimisht britanikun dhe më pas penalizohet me 10 sekonda, duke e mbyllur garën në vendin e 10-të. Një Verstappen nervoz në fundin e garës (3 kontakte në dy xhiro).

Russell u rendit i katërti, ndërsa në të pestin doli Nico Hulkenberg, që në fund parakaloi Lewis Hamilton me Ferrari (i gjashti). Në zonën e pikëve edhe Hadjar, Gasly, Alonso e Verstappen.

Next Post

Dortmundi lëviz i pari,

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.