“Bank of Scotland” do të stampojë 100 ekzemplarë. Pastaj përfitimet do të kalojnë për një organizatë bamirësie në fund të Kupës së Botës.
Scott McTominay si Mbretëresha Elizabeth. Në kartmonedhën e 20 eurove, ku figuron Mretëresha, “Bank of Scotland” ka shtuar edhe roveshiatën e mesfushorit të Napolit në ndeshjen vendimtare të kualifikimit në Botëror kundër Danimarkës.
Ajo kryevepër e McTominay hapi serinë e golave në fitoren 4-2, ku dy gola të skocezëve erdhën në kohën shtesë. Skocia është kthyer në Kupën e Botës pas 28 vitesh nga pjesëmarrja e fundit.
Për të marrë kartmonedhën në fjalë nuk është e lehtë, duke ditur që “Bank of Scotland” do të stampojë vetëm 100 ekzemplarë. Gjysma e tyre, 50, do të dalin në ankand, në një short me dy zona të dedikuara për tifozët e Edimburgut dhe Gllasgout.
Në rastin e fundit, portofoli dhe fati nuk mjaftojnë. Për të marrë kartmonedhën duhet deshifruar një kombinim numrash, që do të lejojë hapjen e një kasaforte, që ka brenda “pjesën e çmuar”. Të ardhurat do të shkojnë për “Crisis Scotland”, një organizatë bamirësie që kujdeset për njerëzit e pastrehë.