• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Më i miri në dy takime zyrtare, Rodrigo

20/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rodrigo shënoi një gol të mrekullueshëm në Majorka që dukej se i hapi rrugën një fitoreje të Madridit në debutimin në La Liga.

Në fund ndeshja ndryshoi rrënjësisht dhe gjithçka u mbyll në barazim falë golit të Muriqit për ishullorët.Megjithatë, Rodrigo e bëri punën e tij që u shfaq si lojtari më i mirë i Madridit në Majorka.

Një paraqitje e mirë që konfirmon dhe ndeshjen e tij në finalen e Superkupës së Europës kundër Atalantës mesjavën e kaluar. Edhe pse kundër Atalantës, në qendër të vëmendjes ishin Bellingam, Vinicius dhe Mbape, pas ndeshjes Ançeloti dhe stafi i tij e kishin të qartë se Rodrigo kishte qenë “lojtari më i mirë i ndeshjes”.

Ky vlerësim u bazua si në punën e tij sulmuese, ashtu edhe në fazën mbrojtëse, detyrë në të cilën braziliani nuk kurseu përpjekjet e tij. Kundër Majorkës, ai ishte edhe një herë lojtari më i mirë në sulmin e bardhë, në një ndeshje ku Vinicius humbi shumë beteja të pakuptimta, Bellingam ishte më i ngadalshëm dhe më i rëndë, kurse Mbape nuk ishte po aq preciz sa ndaj Atalantës. Goli i Rodrigos shtoi shkëlqimin gjatë lojës, teksa ndër të tjera, për të dytin sezon radhazi ai u bë golashënuesi i golit të parë të Realit në La Liga.

Kështu ndodhi edhe në sezonin 2023-24, kur numri 11 shënoi kundër Bilbaos golin e parë që i hapi rrugën suksesit të “Los Blancos” në “San Mames”. Mançester Siti është klubi kryesor i interesuar për të, por Ançeloti dhe klubi i Realit kanë vendosur të besojnë në aftësitë e tij dhe deri më tani braziliani i ka dhënë të drejtë.

Next Post

Shifra rekord në Euro 2024: 2.7 milionë tifozë në stadiume dhe 5 miliardë teleshikues

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.