Sapo Messi dha lejen për t’u transferuar në Inter Miami, klubi filloi të përgatitej për ardhjen e yllit argjentinas.
Ndërsa bashkëpronari David Beckham ishte i përfshirë në krijimin e një murale për nder të Leos, arena e shtëpisë së Majamit ka pësuar ndryshime të mëdha.
Miami Herald raporton se në kohën kur argjentinasi bëri debutimin e tij, stadiumi DRV i PNK kishte rritur ndjeshëm sigurinë. Përveç kësaj, kapaciteti i tribunave u rrit nga 19 mijë në 22 mijë. Gjithashtu u vendosën edhe 100 vende të tjera VIP. Tifozët do të marrin gjithashtu më shumë përfitime ushqimore në stadium dhe ka plane për të instaluar më shumë stalla ushqimore dhe pije brenda arenës.
Pra stadiumi i klubit të MLS, është me kapacitet më të vogël se Air Albania i cili ka 22, 500.
E gjithë kjo ndodhi pavarësisht se në vitin 2025 është planifikuar të hapet një stadium i ri, Inter Miami, i cili do të strehojë 25 mijë shikues.
Pritet që edhe ambientet stërvitore të klubit t’i nënshtrohen modernizimit.
Kapiteni i kombëtares së Argjentinës do të prezantohet si lojtar i Inter Miami natën e 16-17 korrikut. Së bashku me Messin, klubi do të prezantojë edhe Sergi Busquets.
Messi pritet të luajë ndeshjen e tij të parë me skuadrën amerikane më 22 korrik. Do të jetë një ndeshje e Kupës së Ligës kundër klubit meksikan Cruz Azul. /G.D abcnews.al/